Përfaqësuesi për Politikë të Jashte të BE-së, Jozef Borrel e drejtoi gishtin nga Albin Kurti për dështimin e takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.
Sipas tij ishte kryeministri i Kosovës ai që refuzoi pranimin e marrëveshjes për themelimin e Asosacionit duke çuar në dështimin për arritjen e një marrëveshje mes palëve.
Albin Kurti u përgjigj menjëherë pas daljes nga takimi duke akuzuar përfaqësuesit e BE-së Borrel dhe Lajçak se po mbajnë anën e Serbisë në mënyrë të hapur.
Kurti shkoi më tej kur akuzoi Borrelin se paraqiti një dokument të Serbisë të para gjashtë muajve si propozim të BE-së në takimin e fundit.
Kreu i qeverisë së Kosovës shtoi se ka paraqitur dy propozime konkrete për tejkalimin e tensioneve me Serbinë, por është ballafaquar me kërkesën për formimin e Asosacionit si kushtëzim për vijimin e dialogut, kërkesa e cila sipas tij do të refuzohet kategorikisht nga Kosova.