Nga Agim Morina
Joseph Borelli, edhe plak, edhe rrenc, edhe fashist.
Në paraqitjen e tij para gazetarëve, Joseph Borelli ndër të tjera tha:
“Vucici e pranoi propozimin europian për implementimin e marrëveshjes. Ai erdhi me propozimin e vet, por e pranoi propozimin tonë.”
Kështu, Borrelli kriminelin Vucici, që ishte dora e djathtë e propagadës klerofashiste të Milosevicit dikur kur Serbia zbatonte gjenocid mbi popujt e tjerë dhe sot asht i vetmi përkrahës në Europë i kriminelit Putin që po zbaton gjenocid në Ukrainë, e paraqiti si bashkëpunues dhe engjëll.
Këtë gjë ky mashtrues e hajn i fondeve europiane ia kishte thënë edhe kryeministrit, Albin Kurti. Por, kur zoti Kurti ia ka kërku këtë propozim të Vucicit, Borrelli e ka kërku rreth një orë me e gjetë! Shih ti! Dhe kur e ka “gjetë”, e ka “gjetë” vetëm mbas takimit. Por, çka me pa në ato dy faqe? Propozimi i Vucicit i para gjashtë muajve. Për gjashtë muaj shumë ujë kanë rrjedhë nën urë.
Sipas kësaj dueti Borrell-Lajkcak kanë synu me zhbë krejt punën e jashtëzakonshme që ka bë qeveria e Kosovës për normalizimin e gjendjes në veri të Kosovës: luftimin e bandave kriminale të Vucicit, luftimin e kontrabandës, mbajtjen e zgjdhjeve, zgjedhjen e kryetarëve të komunave e kështu tutje.
Dhe ku qëndron fashizmi i Borrellit? Manipulimi me viktimën, dmth. Kosovën, dhe përkrahja ndaj Serbisë klerofashiste. Me thënë se Vucici “pranoi implementimin e marrëveshjes” në fushën diplomatike është si me e pranu si normale atë që bënë Milosevici, Mladici e Karadzici nëpër katër luftat e Jugosllavisë. Kështu shkridhet një pyetje e vetëkuptueshme:
Pse mos me pranu Vucici implementimin e planit të vet?
Kjo do të shkonte njësoj njësoj me pyetjen: “Pse të mos e pranonin Milosevici, Mladici e Karadzici implementimin e planeve të veta gjenocidale?”
Borrelli tha, po ashtu, se “nuk kishte progres në deeskalimin e tensioneve në veri.”
Kjo asht një rrenë tjetër e kullueme nga kuzhina-gjiriz e kuzhinierëve Borrell-Lajcak. Vetëm një dashalig nuk sheh përparimin e madh në qetësimin e situatës që ka ndodhë në veri të Kosovës. Serbët janë çliru nga dhuna e bandave dhe presioni i Vucicit, ashtu qysh ka ndodhë me serbët në pjesët tjera të Kosovës. Kosova sot është vend më i lirë për serbët, garanton më shumë të drejta për serbët se vetë Serbia. Mos me i pa këto është krim.