Portalet pranë klubit të Interit shkruajnë se ardhja e Piotr Zielinskit në skuadër mund të sjellë largimin e Kristjan Asllanit.
Sipas tyre, Borusia e Dortmundit ka shfaqur interesim konkret për mesfushorin e kombëtares shqiptare. Gjermanët ofrojnë 29 miionë euro për 21-vjeçarin ndërsa Interi pritet të marrë së shpejti një vendim për të ardhmen e tij.
Mediat britanike raportuan se Asllani pëlqehet dhe nga Arne Slot pasi trajneri i Liverpulit po kërkon një përforcim cilësor në mesfushë.