Sipas gazetës gjermane Bild, sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të Borussia Dortmundit për merkaton verore. Futbollisti i ri me origjinë shqiptare ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Bundesligë, duke tërhequr vëmendjen e një sërë klubesh të mëdha, ndërsa Dortmundi për momwntin shihet si skuadra më e interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Drejtuesit verdhezi e shohin Asllanin si një investim të rëndësishëm afatgjatë, falë potencialit të tij dhe moshës së re. Shpejtësia, teknika, inteligjenca në lojë dhe aftësia për të gjetur rrugën e rrjetës e bëjnë atë një profil të përshtatshëm për stilin e lojës që Dortmundi synon të zhvillojë në sezonet e ardhshme.

Interesi i klubit gjerman vjen në një periudhë ku Asllani po konsolidon gjithnjë e më shumë rolin e tij te Hoffenheimi, duke u konsideruar si një nga talentet më premtues të Bundesligës. Nëse bisedimet ecin përpara, ky mund të jetë një nga transferimet më të rëndësishme të verës në futbollin gjerman.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *