Papa Benedikti i XVI-të ndërroi jetë para pak kohësh, por sa ishte gjallë kërkoi që libri “Çfarë është krishtërmi” të botohej pas vdekjes sê tij.
Benedikti pranonte se idetë dhe të vërtetat e tij do të shkaktonin urrejtje dhe zëra vrastare në radhët e shumë qarqeve që kishin filluar proklamimin e një krishtërimi të ri duke u larguar nga vlerat e krishtërimit tradicional.
“Kishte Ipeshkvë, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, që refuzonin totalisht traditën katolike duke zhvilluar një katolicizëm të ri. Jo rrallë ndodhte që seminaristët që kapeshin duke lexuar veprat e mia cilësoheshin si jo të gatshëm për priftërimin. Shkrimet e mia gjykoheshin si të dëmshme dhe lexoheshin fshehurazi.”- shkruan ai.
Benedikti ka pranuar se homoseksualizmi ishte përhapur në radhët e pritërinjve,, madja shfaqej dhe në mënyrë të hapur deri në formimin e klubeve të tilla:
“Homoseksualizmi shfaqej hapur. Kishte Ipeshkvë që shfaqnin filma me përmbajtje pornografike me argumentin se kjo ndihmon në “tejkalimin tundimit”. Ishin formuar dhe klube homoseksualësh nga përqafuesit e krishtërimit të ri.”- shkruan Benedikti.
Këtë libër, kleriku gjerman e shkroi pas dorêheqjes së tij historike nga drejtimi i Vatikanit. Idetë dhe qëndrimet e tij shihen dhe si kritika ndaj Papa Françeskut i cili njihet si një nga promotorë
e të ashtuquajturit krishtërim modern.