Deputeti socialist, Erion Braçe shprehu kritika ndaj projektligjit për kultivimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri.

Duke folur në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Braçe theksoi se është kundër mospërcaktimit rigoroz për sipërfaqen e lejuar në kultivimin e kanabisit mjekësor.

“Në rastin e kultivimit të kanabisit nuk ka kufij. Nuk është vendosur një nen ose një kufi për këtë gjë. Jam kategorikisht kundër që në këtë ligj mos të ketë kufizim për sipërfaqen që do të mbyllet, për kultivimin e kanabisit për kanabisin mjekësor. Ta lësh të lirë me ligj, do të thotë ta lësh të lirë dhe në qeveri. Që do të thotë se në kushtet kur ky vend ka kaluar ngjarje të tilla, siç është ajo në Malësinë e Madhe që është bërë kënga nga këtu deri në Britani, veçanërisht me Kërp, kjo është e papranueshme. Ndaj propozimi im është që të vendoset kufizimi në sipërfaqe.” – tha Braçe.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *