Deputeti Erion Braçe shpërtheu në Kuvend pas debatit mbi deklaratën e ambasadës së SHBA-së lidhur me paralajmërimet për sulmet e mundshme të Iranit ndaj Shqipërisë.
Braçe tha se përgjegjësitë e ministrave nuk mund të shmangen dhe se duhet të jepet informacion i qartë për qytetarët dhe ekonominë.
“Kush bën deklarata në këtë sallë, duhet të marrë parasysh edhe ndikimin mbi ekonominë. Paniku që krijohet prek të ardhurat e qytetarëve dhe sektorin e bujqësisë. Interpelanca ime me ministrin e Bujqësisë kërkon përgjegjësi dhe transparencë. Tre javë më parë u tha se ministri ishte në Bruksel, tani më thonë se është në Kosovë. Por kjo nuk mund të jetë justifikim. Ministri duhet të jetë këtu, të japë llogari dhe të mos largohet nga agenda e vendit,” tha Braçe.
Ai nënvizoi se situata kërkon përgjegjësi të menjëhershme dhe që informacioni të jetë i qartë për qytetarët, duke shmangur panikun dhe efektet negative ekonomike.

