Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është paraqitur në GJKKO për një çështje gjyqësore që lidhet me shpifjen.

Gjatë hyrjes në ambientet e gjykatës, ai u ndal nga gazetarët, të cilët e pyetën nëse do të shkonte në SPAK apo në GJKKO. Në përgjigje, Braçe reagoi me ironi duke thënë se “as që bëhet fjalë”, duke nënkuptuar se nuk ka lidhje me SPAK.

Deputeti u shfaq i qeshur dhe i qetë përpara nisjes së seancës gjyqësore, duke pritur hyrjen në sallën e gjyqit për çështjen në fjalë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *