Brajan Gruda ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij. Djaloshi me origjinë nga Shkodra është zyrtarisht lojtar i Brajtonit në Premier Ligë.
Lajmi e konfirmoi klubi anglez ndërsa mediat në ishull raportojnë se në arkat e Mainzit janë derdhur 40 milionë euro.
Gruda shkëlqeu në sezonin e fundit në Bundesligë duke qenë lojtari më i dalluar për Mainzin.
Djaloshi është pjesë e 21-vjeçarëve të Gjermanisë ndërkohë që ka marrë dhe ftesën e Silvinjos për të veshur fanellën e kombëtares shqiptare.