Kristjan Asllani gjeti pak hapësirë me Interin në sezonin e tij të parë me zikaltrit, por admiruesit e mesfushorit të kombëtares shqiptare nuk mungojnë.
Një prej tyre është dhe De Zerbi, tekniku italian i Brajtonit në Premeier Ligë i cili shkroi historinë duke e çuar këtë ekip në kupat e Europës.
Mediat italiane raportojnë për një takim të De Zerbit me Ausilion, drejtor sportiv i Interit ku flitet të jetë diskutuar dhe mundësia e kalimit të Asllanit te Brajtoni, qoftë dhe në formën e huazimit për një sezon.
Tashmë duket se gjithçka do të vendoset nga tekniku i Interit, Simone Inzagi që do të nisë nga puna për ndërtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm.