Një nga miqt e mi duke parë paragrafin e vogël që shkrova në numurin e Dhjetorit rreth surprizës që deshi të na bënte z. Drejtor i Zyrës së Shtypit, ndofta pa patur paramendime ndaj nesh, por vetëm, le të themi, nga zelli i tepërt për plotsimin e detyrës që i ngarkuan – në një nga letrat e tij të fundit më shkruan

“… Mirë, që ti nuk je Marksist pa princip, është një gjë që nuk mund ta mohoj kurkush. Bile verehet haptazi. Midis njerezvet qe merren me Sociologji, rallë janë ata që i simpathizojnë in globo parimet doktrinare të shkollés marksiste. Sidomos kur kemi te bëjmë me një Durkheim, një gjë e tillë as që na shkon nga měndja fare. Mirë po, pse kufizohesh vetem duke shënuar se teorikisht nuk je anëtar i kësaj shkolle dhe nuk na shpiegon edhe arsyet e ketij qendrimi t’end? A nuk të duket që vlen të shkruhen disa radhë rreth kesaj theme- sidomos sot? Shteti, për arsye që i di vet, shpalli luftë të tmerëshme ndaj komunizmit dhe është rrezik se mos merr né qafé (gabimisht) edhe disa njerëz krejt të pafajshëm dhe bile shumë të vlershëm (ně se do t’i lënin të lirë të punonin) që të kontribuojně diçka ně shvillimin normal të këtij vendi. Kam frikë se mos krijohet ndonjë konfusion i dëmshëm vetëm e vetëm nga shkaku i mariravet foshnjarake të disa (për fat të mirë) shumë të pakět, gjoja intelektuale ose edhe nga shkaku i konsepsionit shumë të ngushtë (për fat të keq) që dëftejně zakonisht në të tilla raste funksionarêt e shtetit. Mua më duket se një pun’ e tillë ka vlerën e sajě dhe është tamam aktuale. A thua se nuk është një nga detyrat e intelektualëvet të ndriçojně nga njëra ane opinionin publik dhe nga ana tjetër të përpiqen me sa u jepet që edhe Shteti të mos bije në gabime në zbatimin e vendimeve që mer për një ose për tjetrin shkak?… »

Nuk kam as një kundërshtim, as një pengim që të mos pranoj këtë thirje aq interesante dhe me vënd të këtij miku të shqe tësuar aq shumë. Unë jo vetëm se nuk jam anëtar i parimeve dok trinare të shkollës Marksiste, por jam edhe anti-komunist. Hem si një njeri- mendimtar, hem, dhe bile shumë më tepër, si nje rishqiptar. Jo vetëm në lëmin e shkoqitjevet theorike, por edhe në pikëpamjet politiko – shoqërore të zhvillimit ndërkombëtar, unë nuk jam nga ata që pranojnë thezen se gjoja bota e qytetëruar e sotéshme është ndare në dy fronte ideollogjike që luftojně njëri tjetrin gjer në pikën e fundit. Bota e sotëshme, ashtu się e shoh unë, është ndarë jo në dy, por në tre fronte ideologjike; pjesa e tretë, pjesa më e madhe, më e shëndoshë, mě impozante, mbeti besnike ndaj parimevet të Demokratisë përparimtare dhe kapërcen me fuqi dhe me vullnet gjithë tronditjet dhe tërë nevrozitetet që shkaktoi lufta ndërkombëtare e periodës 1914-1918 në strukturat shoqërore të popujve të medhenj që muarné pjesë n’ atë ndeshje më të tmerëshme të së gjithe historisë së njerëzimit. Dhe jam i bindur se popujt e qytetëruar, popujt e mbrumur dhe të ritur brenda njëj tradite të gjatë zhvillimi kultural, nuk mund t’i on krifikojnë për hirë të një aksidenti katastrofal, siç është çdo nde shje luftarake, Lirit e tyre të shtrenjta dhe të shenjta për fitimin e të cilave derdhën pjesën më fisnike të gjakut të tyre brez pas brezi botëra të tëra.

Kjo esht bindja e ime e patundur.

Pra le të përpiqem të kënaq deshirin dhe kureshtjen e mikut mendje-hollë, letrat e të cilit shpesh herë me dëfrejnë shpirtin dhe me japin shkak të mendoj mbi disa gjëra që thatësit e rrethit tonë mendor na i mshehin prej syrit dhe na i bëjnë që të mos i shohim fare, kurse në realitet janë gjëra t’afërme dhe të gjalla që zhvillohen mu nën hien e hundës sonë.

Siç dihet rreth kritikës së Marksimit që nga pjesa e fundit të shekullit të kaluar e gjer më sot janë shkruar vollume librash të panumërta që mund të mbushin tërë raftet e bibliothekave zyrtare dhe private që komi sot në Shqipëri. Unë këtu do të kufizohem të shpiegoj pikëpamjet e mija duke krahasuar doktrinat marksiste me ngjarjet praktike të jetës shoqërore.

Një nga pretendimet e Marksismit, ndofta jo nga më themeloret, por nga më të përshtatëshmet pér të rekrutuar anëtarë, ësht ky: Dy te tretat e fitimevet të popullit shkojně nëpër duart e një të pestës së popullatës së një vëndit.

Shkenca ekonomike dhe statistikat provuan që në krye gabimin e këtij pretendimi. Statistikat që janë bërë me metodën shkencore më të përsosur në këto kohë të fundit nxuarrnë në shesh analogjin e shtimit të pasuris së të varfërve në rast se fitimet e të pasurve do të perndaheshin popullit. Kjo llogari nuk është një pun’ e lehtë. Por perfundimi i saj është kaq i hapet dhe kaq kategorik sa që edhe ato pika te pakta që mund të bisedohen nuk kanë pasur fu qin që të influencojne gjykimin t’onë të fundëm. P. sh. Sociologu gjerman Reiners shumë kohë me parë provoi se në qoftë se fitimet që kapërcejně 8000 mark në vit do të shpërndaheshin midis atyreve që janë të shtrenguare të punojně për bukën e gojës, fitimi i për ditshëm i këtyre të fundit nuk do të shtohej më teper se me një perqindje miniminale e 0.19. mark. Me këtë shumë nuk mund të blehen as edhe katër eingare. Pra Marksismi nuk ka gjetur aspak ilaçin për të thdukur nga mesi varförin”… Nga ana tjetër prape statistikat na měsojně, me një mënyrë që nuk le as edhe dyshimin mě të vogël, se në çështjen e siguri mit të mirëvajtjes së një populli, nje nga faktorët që lozin rolin e parë është përdorimi dhe perparimi i Teknikës. B. f. në Shtetet e Bashkuara t’ Amerikes, ku Teknika ka arritur kulmin, që nga viti 1919, prodhimi kombětar ësht shtuar 42 Influenca e madhe dhe kategorike që ka organizimi teknik mbi shtimin dhe mbi regullimin më të mire të pasuris se një populli mund të mirret vesh edhe nga disa krahasime te vogla të tjera. Simbas statistikave gjermane jo të kohës hitleriane – prodhimi mekanik vjetor qe bie per çdo ryme n’Amerike éshtë 99 RM. Kurse në Kinë, vend primitiv dhe pa fare teknike, është vetëm 0.20 RM. Në Shqipri po thua 0.

Botuar nê “Përpjekja Shqiptare”, Mars 1937-të

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *