Brazili dhuroi spektakël në sfidën e fituar 2-0 ndaj Serbisë duke marrë kryesimin e grupit G me tre pikë aq sa ka dhe Zvicra. Selesao mori avantazhin me golin e Riçarlison. Ishte sërish sulmuesi i Totenhemit që dyfishoi me një gol mjeshtëror brënda zonës. Serbia nuk arriti në asnjë fazë të sfidës të përballonte një Brazil të furishëm në sulm.
Në sfidën e radhës Brazili përballet me Zvicrën, ndërsa Serbia sfidon Kamerunin.