Keir Starner do të jetë kryeministri i ri i Britanisë së Madhe pasi Partia Laburiste fitoi 410 vende nga 650 gjithsej në parlamentin e ri britanik.
Zgjedhjet e djeshme konfirmuan rënien e konservatorëve në pushtet prej 14 vitesh që siguruan vetëm 119 ulëse.
Kryeministri Rishi Sunak e telefonoi pasardhësin e tij në detyrë duke e uruar për fitoren. Sunak pranoi humbjen duke theksuar se konservatorët duhet të nisin një proces të thellë reformimi brenda partisë duke reflektuar për mangësitë e tyre në vitet e pushtetit.
Keir Starner nga ana e tij deklaroi se ka nisur epoka e ndryshimeve të mëdha në Britaninë e Madhe.