Dy shtetet i kanë kërkuar kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahut, lejimin e ndihmave për civilët në Gaza.
Këto shtete theksojnë se janë 100 kamionë me ndihma nga Kombet e Bashkuara që presin të hyjnë në Gaza, atje ku popullsia civile është e ekspozuar ndaj urisë dhe bombardimeve izraelite.
Netanjahu u shpreh se do të lejohet vetëm futja e një pjese të ndihmave, pasi sipas tij, sasia e plotë mund të përfundojë në zotërimin e njerëzve të Hamasit.
Si Britania, ashtu edhe Franca paralajmëruan se mund të ndërmarrin veprime të njëanshme në rast se Izraeli nuk lejon futjen e plotë të ndihmave.
Ushtria izraelite vijon bombardimet në Rripin e Gazës, ku raportohen humbje të mëdha jetësh nga radhët e civilëve, ndërsa një armëpushim i ri duket i vështirë.