Lufta në Ukrainë duket se ka hyrë në një nga fazat e saj më vendimtare, pasi Kievi pritet të nisë kundërsulmin ushtarak ndaj forcave ruse, ndërkohë që beteja për qytetin e Bakhmutit ka marrë përmasa drastike ku janë shënuar mijëra viktima nga radhët e të dy palëve.

Washington Post njoftoi se Britania e Madhe po planifikon të furnizojë Kievin me raketa me rreze të gjatë veprimi që shkon deri në 300 kilometra

Ky njoftim vjen menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara deklaruan ofrimin e një tjetër pakete ndihmëse për Ukrainën me vlerë 1 miliardë dollarë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *