E përditshmja britanike The Times raporton se Mbretëria e Bashkuar ka listuar disa shtete ku synon të hapë qendra të deportimit për refugjatët, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil.

Në mesin e këtyre shteteve raportohet të jetë edhe Kosova.

Sipas këtij mediumi, pritet që autoritetet britanike t’i drejtohen zyrtarisht qeverisë së Kosovës me një kërkesë për lejimin e ngritjes së këtyre qendrave.

The Times sqaron se këto qendra nuk do të jenë të ngjashme me ato të ngritura në Ruandë, por më afër modelit të përdorur nga Italia në zonën e Lezhës në Shqipëri.

Sipas artikullit, Britania e Madhe do të mbulojë të gjitha kostot financiare për ndërtimin dhe funksionimin e këtyre qendrave.

By Editor