Britania e Madhe bën kthesën e madhe duke vënë industrinë e saj të mbrojtjes në gjendje lufte.

Vendimi u bë i ditur nga kryeministri britanik, Rishi Sunak i cili në një deklaratë bëri me dije se shpenizimet për mbrojtjen do të shkojnë në 2,5% të prodhimit të brendshëm bruto.

Sunak, gjithashtu shtoi se do të ketë dhe fonde shtesë prej dhjetë miliardë eurosh për prokurimin afatgjatë të municioneve.

“Gjatë gjashtë vjetëve të ardhshme, ne do të investojmë para shtesë në mbrojtjen tonë dhe të gjitha do të financohen pa huazim. Në këtë situatë, është e nevojshme të përgatitemi për mbrojtje” – deklaroi Sunak.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *