Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, duket se ka fituar shpejt admirimin e Graham Poter-it. Djaloshi i kombëtares sonë me paraqitjet e tij në stërvitje e ka bindur teknikun e sapoemëruar të bluve të Londrës për potencialin e tij. 

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, Poter u ka komunikuar pjesëtarëve të stafit të tij se Broja ka kualitetin dhe cilësite që ai kërkon për sulmin dhe shqiptari po projektohet si titullar për sfidat e ardhshme.

Sinjalet e para për timonierin e ri të Çelsit duket se kanë ardhur nga paraqitja mjaft e mirë e 21 vjeçarit në përballjen e fundit në ligën ë ne kampionëve ndaj austriakëve të Salzburg. Broja luajti 30 minutat e fundit të kësaj sfide dhe ndikimi i tij nê fazën sulmuese ishte i qartë. 

Talenti nga Malësia e Madhe këtê sezon është aktivizuar gjithsej në shtatë ndeshje i ardhur gjithnjê si zëvendêsues. Ishte tekniku tashmë i shkarkuar, Tomas Tuhel, ai që që fillimisht i dha shansin e madh të karrierës sulmuesit kuqezi duke e mbajtur në ekipin e parë të Çelsit kundrejt disa ofertave nga klube si Everton, Njukasëll dhe Uest Ham.

Armando Broja la gjurmë sezonin e kaluar në ishull ku zhvilloi një sezon për t’u mbajtur mënd si pjesë e skuadrës së Sauthempton duke shënuar gjashtë gola. Ky sezon duket të jetê vendimtar pêr karrierën e tij dhe hapësira për tê shprehur gjithë potencialin pritet t’i ofrohet pikërisht në fillimin e epokës së Graham Poter-it nê drejtimin e Çelsit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *