Sulmuesi i kombëtares shqiptare do të jetë pjesë e Fulhemit deri në fundin e sezonit.
Fulhemi do të paguajë 4 milionë euro te Çelsi për huazimin e 22-vjeçarit.
Saga e Brojës mbyllet me kalimin në një ekip ku pritet të ketë më shumë hapësira, ndërsa synimi kryesor mbetet arritja e formës ideale deri në fillimin e evropianit të Gjermanisë ku sulmuesi kërkon të jetë protagonist me Shqipërinë e Silvinjos.