Situata e Armando Brojës pas fitores me Andorrën dhe kualifikimit të Shqipërisë në play-off është bërë një nga temat më të diskutuara të ditëve të fundit. Sulmuesi u vu në qendër të vëmendjes për faktin se refuzoi të merrte pjesë në festimet e skuadrës menjëherë pas ndeshjes, duke u larguar drejt dhomave të zhveshjes. Pamjet treguan se kapiteni Elseid Hysaj u detyrua ta tërhiqte me zor për ta rikthyer në fushë, ku pjesa tjetër e ekipit po festonte.

Më pas, në dhomat e zhveshjes, Broja u duk tejet i mërzitur dhe shmangu kontaktet me shokët e ekipit, duke krijuar një situatë të pazakontë që u komentua gjerësisht si në opinionin publik, ashtu edhe brenda grupit.

Por në stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Anglisë, në “Air Albania”, sulmuesi bëri një hap të rëndësishëm përpara. Sipas burimeve pranë ekipit, Broja mbajti një fjalim ndjese para gjithë skuadrës. Gjatë fjalës së tij, ai sqaroi situatën dhe kërkoi ndjesë për momentin e tij të pakënaqësisë. Reagimi i grupit ishte pozitiv: lojtarët e duartrokitën, duke treguar se situata është zbutur dhe ekipi mbetet i bashkuar para sfidës së radhës.

IFaktet e ditëve të fundit — reagimi pas ndeshjes, diskutimet brenda ekipit dhe fjalimi i ndjesës — tregojnë se tensionet janë adresuar dhe grupi po kërkon të vijojë përpara i fokusuar dhe i bashkuar për sfidën e madhe kundër Anglisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *