Çelsi pret sot në shtëpi Liverpulin në sfidën hapëse në Premier Ligë.

Klubi londinez ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë përballje, listë në të cilën mungon Armando Broja.

Klubi dha sqarime për secilën mungesë ku në rastin e Brojës shkroi: “Drejt fundit të programit rehabilitues”, duke lënë të kuptohet se do të jetë shumë shpejtë gati për skuadrën.

Me sa duket, tekniku Mauricio Poçetino nuk dëshiron të rrezikojë me një rikthim të parakohshëm në fushë për sulmuesin që kaloi një dëmtim të rëndë në ligamente.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *