Armando Broja kaloi në huazim te Evertoni për këtë sezon pasi nuk ishte në planet e Enzo Mareskës te blutë e Londrës.
22-vjeçari shqiptar vuan nga një dëmtim në këmbë dhe rikthimi i ij në fushë pritet në mes të tetorit.
Çelsi do të paguajë rrogën e Brojës deri në kohën kur ky i fundit të riaftësohet plotësisht nga dëmtimi dhe të jetë i gatshëm për të luajtur me Evertonin.
Evertoni ka të drejtën e blerjes së Brojës në fund të sezonit për 30 milionë paund.