Rikthimi i Armando Brojës pas dëmtimit që pësoi në janar pritej në muajin prill, por sulmuesi shqiptar ka thyer parashikimet dhe së fundmi u pa duke u stërvitur me ekipin e parë të Evertonit.

23-vjeçari vjen nga një sagë e gjatë dëmtimesh që nis nga dhjetori i vitit 2022, ndërsa trajneri David Moyes u shpreh i gatshëm ta mbajë deri në fund të sezonit te Evertoni, për t’i dhënë mundësinë të tregojë potencialin e tij.
Mbetet të shihet nëse Armando Broja do të grumbullohet nga Sylvinho për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, megjithëse gjasat duken të vogla.