Armando Broja beson se kombëtarja shqiptare do të arrijë të kualifikohet për të marrë pjesë në një botëror.

Sulmuesi po vijon riaftësimin e tij pas dëmtimit që e mban larg fushave prej 6 muajsh, ndërkohë që për “World Soccer” tha se kuqezinjtë shqiptarë mund të përsërisin suksesin e Marokut në një kupë bote.

“Është shumë emocionuese të jesh pjesë e një skuadre me disa lojtarë të rinj shumë të veçantë. Por ajo që është gjithashtu e rëndësishme është përvoja që kemi grup, që vepron si një përzierje e mirë. Ka të bëjë me vendosjen e të gjithëve në të njëjtën situatë dhe Sylvinho – së bashku me ndihmësin e tij Pablo Zabaleta – e kuptojnë këtë. Nuk kam asnjë dyshim që kemi plot talent aty dhe është një nder i vërtetë për mua të jem pjesë e këtij projekti. E pamë atë që bëri Maroku në Kupën e Botës dhe besojmë se nuk ka asnjë arsye pse ne si grup të mos e përsëritim diçka të ngjashme në të ardhmen. Ne kemi talentin për ta çuar Shqipërinë në Kupën e Botës për herë të parë në historinë e saj.” – tha Broja.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *