Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve ballkanike, Janush Bugajski mendon se perëndimi po krijon një vatër të re konflikti në Ballkan duke ushtruar presion për themelimin e Asosacionit në Kosovë.

“Edhe pse ithtarët e Asociacionit pretendojnë se ajo nuk do të cenojë kushtetutën e Kosovës dhe as nuk do të kërcënojë pavarësinë e saj dhe institucionet demokratike, në praktikë ajo mund të ketë pasoja serioze negative si në vend ashtu edhe në rajon.” – tha Bugajski për The Geo Post

Sipas tij, çdo marrëveshje e bazuar në përkatësinë etnike në të cilën shteti fqinj nuk e njeh pavarësinë e Kosovës është një recetë për konflikt. Bugajski nënvizon se serbët në Kosovë gëzojnë të drejta të plota dhe çdo përpjekje për të zgjeruar kompetenca vendimarrëse do të minonte institucionet dhe shtetin e Kosovës duke qenë njëkohësisht garanci e rritjes së ndiklmit rus në rajon.

“Komunat ekzistuese me shumicë serbe tashmë i ofrojnë pakicës përfaqësim lokal, të drejtën për të emëruar policë, arsimim në gjuhën serbe dhe shumë përfitime të tjera. Në të njëjtën kohë, Beogradi minon integritetin e Kosovës përmes institucioneve të saj paralele në veri të vendit dhe ndërhyn drejtpërdrejt në politikën e Kosovës duke kontrolluar Listën Serbe, partinë që ka kompetenca joproporcionale në parlament dhe ministra të garantuar në qeveri. Subversioni është gjithashtu i dukshëm në rrjetet kriminale ndërkufitare, dezinformimin mediatik dhe lehtësimin e depërtimit rus.” + thekson Bugajski.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *