Njohësi i çështjeve ballkanike, Janush Bugajski e cilësoi të papranueshëm reagimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antoni Blinken i cili dënoi ndërhyrjen e policisë së Kosovës në veriun e vendit duke e konsideruar atë si të dhunshme.
Bugajski shkroi në Tuiter se kjo sjellje është si ajo e Donald Trampit që nuk njihte rezultatin e zgjedhjeve në SHBA.
Bugajski nënvizon se mbështetja e hapur amerikane për Vuçiçin po e shtyn rajonin drejt luftës.
“Ekuivalenti i dënimit të certifikimit të Kongresit Amerikan të zgjedhjeve të vitit 2020 dhe legjitimimit të kryengritjes së 6 janarit. Mbështetja e SHBA për Vuçiç po destabilizon rajonin. Është koha për të mbështetur një revolucion demokratik në Serbi dhe njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet evropiane.” – shkruan Bugajski.