Analisti i njohur i çështjeve ndërkombëtare, Janush Bugajski deklaroi në një intervitë në Euronews Albania se Serbia do e njohë Kosovën kur Rusia të humbë luftën në Ukrainë dhe roli i saj të zbehet.
Bugajski i konsideroi të drejta gjashë kushtet që Albin Kurti vendosi për krijimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë duke theksuar se perëndimi duhet të ushtojë më shumë trysni mbi Beogradin.
“Në fakt jam optimist që kjo gjë herët apo vonë do të ndodhë. Mbase nuk do të ndodhë gjatë kësaj qeverie, pra qeverisë së Vuçiç. Gjasat më shumë janë që të ndodhë kur Rusia ta humbë luftën në Ukrainë, të dobësohet dhe të mos ndërhyjë më në Ballkan. Ka gjasa të ndodhë më shumë. Dhe me shumë gjasa do të ndodhë kur kushte më të ashpra t’i vendosen Beogradit për të pranuar pavarësinë e Kosovës. Pra me fjalë të tjera, ti e pranon të hapet rruga e anëtarësimit në BE, në të kundërt nuk ka mundësi anëtarësimi, por do humbasësh dhe fondet e BE-së.”- tha Bugajski.