Njohësi i mirënjohur i çështjeve të Ballkanit, Janush Bugajski, beson se shtyrja e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, favorizon presidentin serb, Aleksandër Vuçiq duke i krijuar këtij të fundit mundësi për destabilizimin e rajonit. Duke shprehur opinionin e tij në një postim të ambasadorit gjerman në Kosovë, Jord Rode, Bugajski theksoi se SHBA-të dhe partnerët evropianë duhet të punojnë për shpejtimin e procesit të njohjes reciproke mes dy shteteve ose në të kundërt, Vuçiq do të shfrytëzojë çdo shtyrje të këtij procesi si mundësi për destabilizimin e rajonit. “Sa më gjatë të vonojnë BE-ja dhe SHBA-ja në shtyrjen e njohjes së ndërsjellë Serbi- Kosovë, aq më shumë Vuçiq do të destabilizojë rajonin.”- shkroi Bugajski në komentin e tij.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *