Klubi i Grashopersit njoftoi se Burim Kukeli do të jetë trajneri i ardhshëm i skaudrës zvicerane.

Kukeli vjen nga drejtimi i 21-vjeçarëve të klubit, ndërkohë që ky konsiderohet si hapi më i rëndësishëm në karrierën e tij të shkurtër si trajner.

“Grashopers ka kënaqësinë të konfirmojë se Burim Kukeli nga U21 do të jetë trajneri i ekipit të parë. Asistenti i mëparshëm, Sero Noka,  merr postin e trajnerit të GC U21.” – shkruhet në faqen zyrtare të klubit në tuiter.

Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare do të drejtojë ekipin në të cilin kapiten është Amir Abrashi.

Kukeli ishte një nga shtyllat e mesfushës së Shqipërisë të drejtuar nga Xhani De Biazi dhe një nga protagonistët e kualifikimit në Europianin e 2016-ës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *