Nga Daut Dauti
Johann Georg von Hahn (1811 – 1869), i cili njihet edhe si babai i albanologjisë, ka lënë pas vepra të pazëvendësueshme për historinë dhe kulturën shqiptare. Mes tjerash, Hahn ka shkruar edhe për dukurinë e dashurisë (homoseksuale) të djemve gegë që kanë për njëri-tjetrin. Fjala është për moshën e djemve 12 deri 24-vjeçare dhe është e përhapur dhe tejet e zakonshme. Kur djemtë martohen, zakonisht, por jo gjithmonë, largohen nga kjo dashuri apo marrëdhënie homoseksuale. Madje, për këtë punë, Hahn ka mbledhur këngë që përshkohen me fjalë të zjarrta të këtij lloji të dashurisë.
Me fjalë tjera, te shqiptarët gegë, është hasur ajo shprehja: burrë mi burrë ka gegnia. Ose, vazhduar gegnisht: djemtë ja kanë ba dallap prapanicën njani-tjetrit.
Hajgaret anash, homoseksualizmi i hapur te shqiptarët paraqet dështim të krishtërimit, por edhe të islamit, që nuk kanë arritur ta zhdukin këtë dukuri të papranueshme për këto dy religjione që duket se te popujt e tjerë ka pasur më shumë sukses. Dihet që shqiptarët nuk janë larguar lehtë nga dukuritë pagane edhe kur janë bërë të krishterë ose myslimanë.
Në antikë, sidomos te grekët, por edhe te maqedonët dhe ilirët, homoseksualizmi ka qenë dukuri e zakonshme. Por, sipas Hahnit, te ilirët (dmth te shqiptarët) kjo ka vazhduar deri në mesin e shek. XIX kur ai e ka observuar këtë dukuri.