Analisti politik Andi Bushati ka reaguar ashpër ndaj Presidentit Bajram Begaj, pas vendimit të këtij të fundit për të dekretuar zgjedhjet në Tiranë pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me shkarkimin e Erion Veliajt.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati deklaroi se Presidenti ka poshtëruar veten duke e vendosur vulën e tij në një proces që, sipas tij, i shërben vetëm maxhorancës. Ai u shpreh se edhe nëse do të pritej vendimi i Gjykatës Kushtetuese, rezultati do të ishte i njëjtë, por Begaj do të kishte ruajtur dinjitetin institucional.

“Ne kemi futur një lopë në Presidencë, që edhe Haxhi Lleshi do e kishte zili po të çohej nga varri. Kush është problemi? Çdo jurist që kam pyetur më ka thënë se kjo është e paimagjinueshme dhe e paperceptueshme”, u shpreh Bushati.

Duke e quajtur Presidentin “sheqer, shurup trëndafili”, analisti theksoi se Begaj duhej të kishte treguar integritet dhe të priste vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në vend që të merrte përsipër të interpretonte Kushtetutën.

“Edi Rama është në të drejtën e tij si kryetar i PS-së që kërkoi shkarkimin e Veliajt, por krimi politik kryhet nga Bajromi, që nuk priti Gjykatën Kushtetuese. Ky vendosi të luajë edhe rolin e gjykatësit, duke kaluar çdo kufi”, shtoi ai.

Sipas Bushatit, ky vendim nuk ndryshon rezultatin përfundimtar, pasi asnjë institucion nuk do të shkonte kundër vullnetit të Ramës, por dëmton rëndë figurën e Presidentit, të cilin ai e akuzoi se është bërë “vegël e pushtetit”.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *