“… është një turp kulturor për ne, që Atdheu ynë është ai vend i Evropës, në të cilin në shekullin e XX, njerëz që mund të jenë të zotë për nëpunësira ndofta edhe të nalta, por që s’dinë as pikë prej filologjisë…, njerëz që s’kanë as më të voglën idè mbi mënyrën si punohet sot në lëmin e gjuhës, të tillë njerëz dalin e mbushin shtyllat e fletoreve me artikuj jo vetëm fare të kotë, por edhe të dëmshëm e duke u sharë me shoq-shoqin, dhe si!

Kush do të shkruajë mbi shqipen, më parë duhet të jetë marrë me studimin e gjuhëve indo-europiane përgjithërisht, e pastaj duhet të ketë studiuar gjithë shkrimtarët shqiptarë e gjithë albanalogët e huaj, numri i të cilëve është’ aq i math, sa studimi i tyre lip viet me radhë pune të pareshtur. 

Se fililogjia nuk është zbavitje, është larg nga dilentatismi. Është dituri, dhe që të kapesh me dituri, duhet të dish!

…gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli, dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar! Dhe mos e ngani thesarin me duart t’uaja, zotrinj diletanta!”.

Publikoi: Mehmet Elezi

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *