Interi luan sonte përballjen e dytë ndaj Portos në transfertën portugeze e cila pritet të mos jetë aspak e lehtë.

Zikaltrit e Milanos fituan sfidën e parë në shtëpi minimalisht 1-0 me golin e Lukakut, ndërsa sonte kërkojnë kualifikimin në 8 më të mirat e championsit në një stadium aspak të lehtë si ai i Portos.

Jo të lehtë e sheh përballjen dhe Hakan Çalhanoglu. Mesfushori turk i Interit parashikon një ndeshje të vështirë dhe me provokime nga ana e portugezëve, por beson te forca e grupit në të cilin bën pjesë.

“Do të ishte shumë e rëndësishme, jo vetëm për ne lojtarët dhe trajnerin, por për klubin në përgjithësi. E dimë që me Porton do të jetë një ndeshje e vështirë. Nesër (sot) do të kemi nevojë për zemrën dhe do të japin gjithçka deri në minutën e fundit. Jemi gati, përkundër të gjitha provokimeve që bëjnë portugezët.” – tha turku në konferencën e shtypit para sfidës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *