Momenti komik u shënua në fundin e pjesës së parë të ndeshjes së mbrëmshme mes Realit të Madridit dhe Alaveshit.
Duke u drejtuar për në dhomat e zhveshjes, mbrojtësi Abdel Abqar i kërkoi fanellën Kilian Mbapesë.

Ky veprim nuk u miratua nga trajneri i Alaveshit i cili e nisi pjesën e dytë pa mbrojtësin në formacion.
Ky episod po bën xhiron e botës në rrjetet sociale dhe ka ngjallur debate në Spanjë lidhur me vendimin e trajnerit të Alaveshit, nëse ishte apo jo i duhuri.