Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrulla Çeku reagoi ndaj deklaratës së tenistit serb, Novak Gjokoviç i cili shprehu dëshirën për të vizituar Kosovën dhe atje të pagëzonte dhe fëmijët e tij.

Çeku ironizoi me tenistin serb duke i rikujtuar refuzimin e tij për t’u vaksinuar gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

“No-Vax No entry”- shkroi Çeku në Tuiter duke e vendosur edhe flamurin e Kosovës.

Gjokoviç tha për “Corriere della Sera” se dëshironte të shkonte në Kosovë, por ishte i vetëdijshëm se atje ende ka tensione pavarësisht se nuk ka luftë.

“Dua të kthehem në Kosovë me gruan time për t’i pagëzuar fëmijët e mi, Stefan, tetë vjeç, dhe Tara, pesë vjeçe.E di se kjo është një çështje delikate pasi konflikti është ende prezent atje, ndonëse jo më i armatosur, por ka ende tension. Nuk dua të përzihem në politikë, por për çdo serb, Kosova është në zemër, është një qendër e kulturës sonë, të identitetit, të traditës dhe të besimit tonë.”-  deklaroi tenisti serb.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *