Kreu i KQZ-së njoftoi se kërkesat për votim nga mërgata në zgjedhjet e 11 majit kanë mbërritur shifrën e 160 mijë regjistrimeve.
Ai shtoi se atyre që u janë refuzuar kërkesat mund të aplikojnë sërish pa kufizim në platformën “PER” deri më 4 mars, kur përmbyllet procesi i regjistrimit.

“Më shumë se 160.000 zgjedhës shqiptarë jashtë vendit të regjistruar në PER që nga data 11 janar 2025!
Apliko në PER tani dhe deri më 4 MARS 2025!
Shpërndaje njoftimin – zgjedhësit nga jashtë, të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim në PER, kanë të drejtë të riaplikojnë pa kufizim deri më 4 mars 2025.
Përpara se të riaplikoni, DUHET të:
1. Lexoni me kujdes arsyen e refuzimit të kërkesës, të cilën e gjeni në llogarinë tuaj në PER.
2. Klikoni linkun që është në përmbajtjen e mesazhit të dërguar nga KQZ në telefonin tuaj apo në adresën e email-it. Nëpërmjet këtij linku do të merrni ndihmë direkt nga KQZ,” – u shpreh Ilirjan Celibashi.