Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike ka dorëzuar dokumentacion të mangët për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Pyetjes nëse PD-ja do të regjistrohej në zgjedhje Celibashi iu përgjigj se vendimi do të merrej pas 48 orësh kur përfundon afati ligjor për regjistrimin e partive në procesin zgjedhor.

Ai la sërish të kuptohet se kërkesa e Partisë Demokratike për regjistrim në zgjedhje duhet të ketë pjesë të saj dhe deklaratën solemne bashkë me nënshkrimin e Lulzim Bashës. Nëse kjo kërkesë nuk përmbushet, KQZ-ja mund të mos e regjistrojë Partinë Demokratike për zgjedhjet e 14 majit.

“Përgjigja për pyetjen tuaj është vendimi që unë si komisioner do të marr pasi të ketë kaluar afati 48 orë që i është në lënë në dispozicion PD-së për të plotësuar dokumentacionin që në bindjen time është i mangët. Afati përfundon sot në mesnatë.”- tha Celibashi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *