Pas transferimit të Moises Kaisedo për 120 milionë euro nga Brajtoni, Çelsi vijon sërish të përforcojë repartin e mesfushës.
Klubi londinez njoftoi se ka transferuar Romeo Lavia nga Sauthemptoni.
Blutë e Londrës kanë paguar 68 milionë euro për shërbimet e 19-vjeçarit që spikati me paraqitjet e tij sezonin e kaluar në Premier Ligë.