Mediat britanike raportojnë se Zhoao Pedro pritet të kryejë vizitat mjekësore te Çelsi, pasi Brajtoni pranoi ofertën prej 50 milionë paundësh për shitjen e tij.

Sulmuesi brazilian kërkohej me ngulm nga trajneri Mareska, i cili tashmë, bashkë me Delapin dhe Xheksonin, ka tre qendërsulmues në organikë për sezonin e ri në Premier Ligë.

23-vjeçari ishte ndër lojtarët më të spikatur te Brajtoni, ndërsa për të shfaqën interes edhe Mançester Junajtidi dhe Njukasëlli.

Së fundmi, Çelsi zyrtarizoi edhe afrimin e anësorit sulmues Xhejmi Gitens nga Borussia Dortmund.

By Editor