Graham Poter u shkarkua zyrtarisht nga drejtimi i Çelsit pasi presidenti , Tod Bohli nuk e kapërdiu humbjen në shtëpi ndaj Aston Vilës. Çelsi shpenzoi rreth 600 milionë euro në merkato, por Poter, i cili  mori vendin e Tomas Tuhel, nuk arriti të harmonizonte grupin e lojtarëve dhe dështoi të krijonte një profil të qartë loje.

Zhgënjimet e njëpasnjëshme shtynë drejtuesit e bluve të shkarkojnë teknikun Poter, ndërkohë që drejtimin e ekipit deri në fund të sezonit do e marrë spanjolli, Bruno Saltor.

Mediat angleze shkruajnë se objektivi i parë për Tod Bohlin do të jetë Julian Nagelsman. Tekniku i shkarkuar nga Bajerni i Mynihut kryeson listën e dëshirave të presidentit amerikan të Çelsit, ndërkohë që objektiva të mundshëm mbeten dhe Zinedine Zidane, Mauricio Poçetino dhe Luis Enrike.

Çelsi mbetet në garë vetëm në Champions ku do të përballet me Realin e Madridit në çerekfinale, pasi objektivat e tjerë sezonalë kanë dështuar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *