Çelsi i kësaj faze transferimesh ka thyer çdo rekord dhe ka tejkaluar çdo parashikim. Blutë e Londrës finalizuan transferimin e Enzo Fernandezit nga Benfika për shumën e 130 milionë eurove. Mesfushori argjentinas bëhet kështu transferimi më i shtrenjtë në historinë e Premier Ligës.

Benfika e bleu Fernandezin në korrikun e kaluar nga argjentinasit e River Plejtit për 15 milionë euro, ndërkohë që tashmë e shet për 130 milionë euro.

Shqiponjat e Lisbonës vetëm nga shitja e Enzo Fernandez të Çelsi dhe Darvin Nunjez te Liverpuli kanë arkëtuar 210 milionë euro. Presidenti i portugezëve, Manuel Rui Kosta refuzoi të pranonte oferta poshtë klauzolës së përcaktuar për shitjen e Enzo Fernandez që ishte 120 milionë euro.

Çelsi ka shpenzuar plot 300 milionë paund vetëm në këtë afat kalimtar me synimim për t’u rikthyer sërish në majat e futbollit anglez dhe atij evropian.

Në total, që kur presidenti i ri, Tod Bohli zëvendësoi Roman Abramoviçin, londinezët kanë shpenzuar plot 600 milionë paund .

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *