Rei Manaj ka vendosur të largohet nga Sivaspori pas një supersezoni, ndërkohë që ofertat për të sa vijnë dhe shtohen.
Së fundmi në skenë ka dalë dhe Komo e sapongjitur në Serinë A.
Klubi në pronësi të dy ikonave të futbollit si Çesk Fabregas dhe Tierri Henri kërkon shërbimet e sulmuesit të kombëtares shqiptare. Lajmin e publikoi “Aksam” në Turqi ndërsa drejtuesit e Sivaspor kanë deklaruar se nuk e lirojnë sulmuesin pa të paktën 10 milionë euro.
Rei Manaj ka përvojë në Serinë A pasi në të kaluarën ishte pjesë e Specias dhe Peskarës, pa harruar dhe periudhën e kaluar te Interi ku nuk gjeti hapësira.