Nga Sokol Kolgjini

Meloni na tregoi se sulmet e medias Italiane kundër Ramës na qenkan sulme kundër asaj personalisht dhe qeverisë së saj e jo kundër Ramës. 

Ndërkohë ajo nuk na sqaroi: 

– Pse nuk e sulmojnë direkt atë por nëpërmjet Ramës?

– Pse përfshihet Rama këtu?

– A kanë këto “sulme” fakte dhe të vërteta apo janë akuza të pabaza. 

– Pse ajo del në mbështetje të Ramës?

Po ashtu, Meloni na tregoi se sa e mirë na qenka marrëveshja italo-shqiptare për refugjatët. Aq e mirë saqë BE po e merr si model për marrëveshje të tjera, por Meloni nuk na sqaroi: 

– Për kë asht e mirë kjo marrëveshje? 

– A asht e mirë për atë personalisht? 

– A asht e mirë për Italinë / Shqipninë? 

– E nëse asht e mirë për Shqipninë dhe shqiptarët, ku qëndron e mira dhe përfitimi?

Atëhere, ça na tha Meloni?  

Apo na talli duke na pague qeranë e zaptimit, që ne t’i pranojmë të gjitha, bashkë me Ramën dhe talljet e vazhdueshme të tij.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *