Media pranë klubit londinez raporton se janë katër ekipet e interesuara për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë.
Parma nga Seria A ka paraqitur një ofertë konkrete, ndërsa interesim kanë shfaqur edhe Sjtutgarti me Lajpcigun nga Bundesliga.
Një tjetër pistë për të ardhmen e Brojës është PSV Ajnd’hoveni në Holandë, kampionatin në të cilin sulmuesi ka luajtur në të kaluarën si pjesë e Viteshes.
Sipas medias në fjalë, fundi i korrikut pritet ta gjejë 23-vjeçarin në një skuadër të re, pasi mundësia e qëndrimit të tij te Çelsi është e përjashtuar sipas pohimeve të teknikut Enco Mareska.