Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i tha “Zërit të Amerikës” se formimi i Asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është në axhendën dhe prioritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Chollet foli para vizitave të tij të pritshme në Kosovë dhe Serbi duke rishprehur nevojën që palët të ulen sërish në dialog pasi ka shumë çështje për t’u diskutuar. 

Zëri i Amerikës: Po për asociacionin e komunave serbe?

‘Është një prioritet për ne, Shtetet e Bashkuara. Kemi qenë shumë të qartë për këtë. Besojmë se është një angazhim që është ndërmarrë dhe që duhet të ngrihet. Është qartësisht një hap kyç. Por ka shumë çështje të tjera. Të dyja palët këtu kanë detyrime. Të dyja palët kanë gjëra për të cilat ne do të donim t’i shihnim që të lëviznin përpara. Prandaj duhet t’i bëjmë këto biseda sa më herët.”- tha Chollet.

Zyrtari amerikan foli po ashtu për nevojën e kompromiseve mes Kosovës dhe Serbisë dhe se për të mbërritur deri te kompromiset e mëdha nevojiten lider të guximshëm.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *