Mediat në Itali dhe Angli raportojnë se Milani dhe Chelsea janë në fazën përfundimtare të marrëveshjes për transferimin e sulmuesit francez Christopher Nkunku te kuqezinjtë.

Kuqezinjtë do të paguajnë rreth 42 milionë euro për kartonin e tij – 37 milionë në pagesë fikse dhe 5 milionë në formë bonusesh të lidhura me paraqitjet. Sulmuesi 26-vjeçar pritet të firmosë një kontratë gjashtëvjeçare me klubin milanez.

Milani ishte në kërkim të një përforcimi cilësor në repartin ofensiv, pas një nisjeje zhgënjyese të sezonit, që kulmoi me humbjen 1-2 në shtëpi ndaj Cremoneses, skuadër debutuese në Serie A.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *