Mediat iberike e cilësojnë si të përfunduar kalimin e portierit Joan Garsia te Barcelona.

Portieri i Espanjolit ishte një nga më të mirët në sezonin e fundit në La Liga, ndërsa për të shfaqën interes edhe Mançester Siti dhe Mançester Junajtid.

Barcelona pritet të paguajë klauzolën e portierit prej 25 milionë eurosh në arkën e Espanjolit.

Me ardhjen e Garsias, njëri mes Ter Shtegen dhe Shezni pritet të largohet.

Gardiani gjerman vuajti një dëmtim të gjatë këtë sezon, duke u rikthyer vetëm në javët e fundit, ndërsa polaku Shezni pati një sezon të shkëlqyer me katalanasit, duke fituar tre trofe.

By Editor