Analisti dhe gazetari Çim Peka ka bërë deklarata të forta lidhur me dosjen e AKSHI-t, e cila ka trazuar ujërat politike në vend. Sipas tij, në periudhën para arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqja ka pasur presion nga amerikanët për arrestimin e tij, por kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë për ta mbrojtur.

Megjithatë, Peka thekson se mesazhet e dala nga dosja e SPAK-ut mes Ergys Agasit dhe Beqirit nxjerrin në pah një tjetër prapaskenë. Sipas tij, një nga personat më të interesuar dhe kontribuesit kryesorë në arrestimin e Ilir Beqajt ishte pikërisht Ergys Agasi.

“Rama e mbrojti Beqjan nga amerikanët, por nuk e mbrojti nga Agasi dhe grupi i tij”, u shpreh Peka, duke nënvizuar se përplasjet brenda rrethit të pushtetit kanë luajtur rol vendimtar në zhvillimet e fundit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *