E ardhmja e Kristiano Ronaldos duket gjithnjë e më larg Evropës. Kapiteni i Portugalisë u largua i zhgënjyer nga toka arabe pas eliminimit nga Maroku, por qëndrimi në Arabinë Saudite duket se projektohet gjithnjë e më shumë si opsioni kryesor për të adhmen e tij.

Klubi i Al Nasr raportohet t’i ketë ofruar një kontratë me shifra stratosferike portugezit. Bëhet fjalë për 200 milionë euro në sezon dhe një kontratë deri në vitin 2025-ë me opsion rinovimi. Al Nasr drejtohet nga një trajner me përvojë në Evropë si Rudi Garsia. Ky klub është 9 herë kampion i Arabisë Saudite ndërsa tituli i fundit i përket vitit 2019-ë.

Opsionet e tjera për të ardhmen e Ronaldos duket të jenë venitur, pasi klubet evropiane nuk po paraqesin oferta serioze për të. Ronaldo ndërpreu me konsensus kontratën me Mançester Junajtid pas polemikave me teknikun Erik Ten Hag.

Mediat raportojnë se 10 ditët e ardhshme mund të jenë vendimtare për të ardhmen e Kristiano Ronaldos, i cili me shumë gjasë do të firmosë kontratën më të shtrenjtë në historinë e futbollit nëse vendos të bëhet pjesë e Al Nasr.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *