Charles McGonigal u deklarua fajtor në gjykatën federale për një akuzë të komplotit për të shkelur Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencave (IEEPA) dhe pastrim parash, për shkak të një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë së arritur me prokurorët nga Zyra e Prokurorit të SHBA për Distriktin Jugor të Nju Jorkut.
McGonigal i cili shërbeu për 22 vite në FBI akuzohet se punoi për oligarkun rus, Oleg Deripaska dhe për fshehje të ardhurash dhe pastrim parashë.
McGonigal pranoi se kishte punuar për Deripaskan i shtyrë nga mundësia e përfitimit personal.
Pranimi i fajësisë e shpëton atë nga dënimi me 20 vite burgim për tradhëti kombëtare.
Raportohet se çështja e shumëdiskutuar e lidhjeve të McGonigal me Shqipërinë pritet të zbardhet brenda këtij muaji.
Në dosjen hetimore, ai përmendet si person me lidhje të afërta me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
McGonigal pretendohet se u pagua nga njerëz të afërt me Ramën për të hetuar një lobues amerikan i cili lobonte për Partinë Demokratike.